Mënyra se si qeveria llogarit se sa njerëz kanë vdekur nga COVID-19 ne Angli do të ndryshojë pas shqetësimeve se sistemi i mëparshëm ishte i pa sakte.
Anglia tani do të ndjeke te njejten procedure me pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar.
Deri më sot, numri i të gjitha vdekjeve në pacientët që testojnë pozitive për COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar është 41,329.
Sekretari i Shëndetit Matt Hancock urdhëroi një hetim mbi metodologjinë e përdorur nga Public Health England (PHE) për të mbledhur dhe paraqitur statistikat e përditshme të vdekjeve.
Më parë kushdo që ka testuar pozitiv për virusin, u llogarit automatikisht si vdekje koronavirus edhe nëse vdekja te ishte shkaktuar nga te tjera shkaqe.
Skocia dhe Uellsi ndjekin sistemin e llogaritjes me ndërprerje 28 ditëshe. Pra cdo vdekje e ndollur pas 28 ditesh nga testimit pozitiv ndaj Covid-19 nuk supozohet të ketë lidhje me virusin.