Në procesin zgjedhor më 30 qershor do të marrin pjesë 34 parti, pasi Bashkimi Demokrat që drejtohet nga Ylber Valteri, vendosi sot të tërheqë kërkesën për regjistrim në zgjedhje.
Ai i ka kërkuar KQZ-së që në mbledhjen e ardhshme të përfshijë në rendin e ditës çregjistrimin e partisë së tij, duke konsideruar se pjesëmarrja në zgjedhje është akt i vullnetit politik.
Vendimi i tij erdhi një ditë pasi PD krijoi koalicionin me partitë kryesore të opozitës./Ora News/