Poloi, ekonomia hyn në recesion

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekonomia polake ka hyrë në një recesion teknik duke regjistruar një rënie të PBB-së për dy tremujorë radhazi, raportoi sot e përditshmja polake e biznesit ”Puls Biznesu”.

E përditshmja theksoi se në tremujorin e dytë të vitit 2020, PBB ra me 8,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, siç raportohet edhe nga Zyra Qendrore polake e Statistikave (GUS).

”Puls Biznesu” vuri në dukje se ky është recesioni i parë që nga transformimi ekonomik i vitit 1989 dhe se ekonomia polake arriti të shmangë recesionin edhe gjatë krizës financiare të vitit 2008.

“Rënia e PBB-së në vetvete nuk është një tronditje”, shkruante gazeta.

“Përballë pandemisë, shumica e vendeve të Europës dhe pjesa tjetër e botës, përfshirë Poloninë, vendosën të luftojnë përhapjen e virusit duke ngrirë ekonominë. Tani bllokimi është duke korrur atë që u mboll”, thekson gazeta.

Share This Article