Tri viktima e 103 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në Maqedoninë Veriore.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së këtij shteti, derisa ka bërë të ditur se në 24 orë janë bërë 912 testime.
Më shumë raste ka në Kumanovë 26, Shkup 13, Gostivar 15, Prilep 7, Demir Hisari 7, etj.
Jetën e kanë humbur tre pacientë nga Shkupi, Velesi dhe Makedonski Brodi, të moshës 69, 35 dhe 77-vjeç.
Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 187 pacientë të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë Veriore me COVID-19 janë diagnostikuar 12.840 persona, prej tyre 9361 janë shëruar, 547 kanë vdekur.