LSDM dhe BDI i kanë kaluar thuajse të gjitha dallimet, dhe paralajmërojnë se marrëveshja përfundimtare për qeverinë e re do të vuloset në takimin e nesërm mes kryetarëve të dy partive.
Në komunikatën e përbashkët, palët sqarojnë se në bisedimet e zhvilluara në nivelin e Sekretarëve partiak, Grubi dhe Nikollovski, është arritur përparim serioz në pothuajse të gjitha çështjet që çojnë në një marrëveshje për qeverinë. Dhe se duke pasur parasysh urgjencën për institucione funksionale në përballjen me sfidat e shkaktuara nga COVID 19, nesër do të mbahet një takim kryesor midis kryetarëve, Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev, ku pritet një marrëveshje përfundimtare për një qeveri të re, të qëndrueshme, të përkushtuar me një mandat katër vjeçar.