Greqia njeh deri më 31 dhjetor pasaportat e skaduara të shqiptarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me vendim të Ministrisë të Punëve të Jashtme të Greqisë, të gjitha pasaportat e shtetasve shqiptarë që kanë skaduar apo skadojnë, shtyhet vlefshmira e tyre deri më dt. 31/12/2020 dhe janë të pranushme nga Qendrat e Shërbimit të Emigrantëve – Perifera për të kyer çdo procedurë ligjore.

Është vërtet një vendim shumë i dobishëm dhe është nga ato rastet e rralla kur qeveria greke tregon anën sociale dhe “mirëkuptimin” e saj, aq më tepër kur bëhet fjalë për dokumente identifikimi (pasaportë) të skaduara që janë kompetencë dhe përgjegjësi e shtetit shqiptar, të pranojë vlefshmërinë e tyre për një peridhë kohorë te caktuar, komenton Edmond Guri, kreu i Federatës së shoqatave Shqiptare në Greqi.

Ky vendim u vjen në ndihmë mijëra bashkëatdhetarëve tanë cilët përballen me një mori problemesh dhe kështu do mund të rinovojnë dokumenat.

Share This Article