Zemra jonë rreh me demonstruesit, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel, para bordit të CDU-së mbi për zhvillimet e fundit postzgjedhore në Bjellorusi, raportoi ”Bild”.
Kancelarja paralajmëroi se ”duhet të veprojmë me shumë zgjuarsi tani për të mbështetur protestat, duke shmangur ndërhyrjet dhe interferencat”.
Përmes zëdhënësit Steffen Seibert, qeveria gjermane është shprehur kundër dhunës atje dhe duke kërcënuar, së bashku me partnerët europianë, për sanksione të reja ndaj qeverisë së Minskut.
Protesta të mëdha kanë shpërthyer në të gjithë ish-republikën sovjetike, pas zgjedhjeve presidenciale, të konsideruara si të manipuluara nga presidenti i vendit, Aleksander Lukashenko.