Greqia pranon vendimin/ U rinovohet leja e qëndrimit dhe emigrantëve shqiptarë që iu ka skaduar pasaporta

albnews
By
1 Min Read

Pas vendimit të qeverisë shqiptare për shtyrjen e pasaportave të skaduara për shtatasit shqiptarë, Greqia me një qarkore të posaçme lejon rinovimin dhe shtyrjen e lejeve të qëndrimit të poseduesve të pasaportave të skaduara deri në 31 dhjetor 2020.

Po ashtu saktësohet se shqiptarëve mund t’iu rinovohet leja e qëndrimit edhe me pasaportat e skaduara.

Shërbimet e lejeve të qëndrimit në Administratën e Decentralizuar lejohet të njohin pasaportat si të vlefshme për çdo procedurë legalizimi, rinovimi leje qëndrimi deri në 31 dhjetor 2020.

Share This Article