Tirana do të luajë në Champions sfidën në Tbilisi kundër Dinamos, me objektiv të qartë kualifikimin. Bardheblutë kanë zbarkuar në aeroportin e Tbilisit, përpara sfidës me gjeorgjianët, në program nesër në orën 19.00. Klubi është shoqëruar në këtë transfertë delikate, por shumë të rëndësishme edhe nga presidenti Refik Halili, që ka dashur të japë sinjalin e qartë të mbështetjes për skuadrën.
Replikat nuk kanë munguar mes dy klubeve, ku të dy kampet kanë parashikuar kualifikimin. Egbo e ka bërë të qartë, ndërkohë, se nuk do të ekzagjerojë me aktivizimin e menjëhershëm të blerjeve të reja, për të mos prishur ekuilibrat e një skuadre që në kampionat ka dhënë garanci.