Makinat me drejtim satelitor mund të bëhen te ligjshme në rrugët e Britanise deri në pranverë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Makinat me drejtim satelitor mund të bëhen te ligjshme në rrugët e Britanise deri në pranverë e vitit të ardhshëm, thone perfaqesues te qeverise, ndërsa nisi një konsultë për teknologjinë qe do te perdoret.

Një teknologji e tillë kontrollon lëvizjet e një makine dhe mund ta mbajë atë në korsi për periudha të zgjatura, megjithëse drejtuesit duhet të jenë të gatshëm për të marrë përsëri kontrollin.

Shoqëria e Prodhuesve dhe Tregtarëve pretendon se kjo teknologji mund të reduktoje aksidentet.

Teknologjia që një makinë të drejtohet vetë dhe të qëndrojë në korsi – madje edhe rreth kthesave – tashmë ekziston në disa makina moderne, por ligji thotë që drejtuesit duhet të qëndrojnë vigjilent dhe të gatshëm për të marrë përsipër menjëherë.

I ashtuquajturi “Autopilot” i Tesla është një shembull i njohur. Konsiderohet “niveli i dytë” në pesë nivelet e përcaktuara të veturave që drejtojnë vetveten.

Hapi tjetër – niveli i tre – nuk do të kishte nevojë për vëmendjen e shoferit në të gjitha kohërat, dhe në teori, shoferi mund të bënte gjëra të tjera të tilla si kontrolli i emailt ose edhe të shikonte një film.

Paraqitja e këtyre sistemeve do të kërkonte ndryshime në kornizën ligjore aktuale, diçka që DfT thotë se tani po e konsideron.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dëshiron të dëgjojë zërat brenda industrisë së automjeteve për të vendosur se si të zbatojnë me siguri teknologjinë, me mbylljen e konsultimeve në 27 tetor.

Share This Article