Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar sot se në 24 orët e fundit janë shënuar dy raste të vdekjes si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë shtuar edhe 158 raste të reja pozitive.
Rastet e reja kanë dalë nga 864 teste të kryera.
Deri më tash janë kryer 52.724 teste nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që raste pozitive kanë dalë 7.812. Numri i të vdekurve si pasojë e COVID-19 është rritur në 234.