Australi, debat mbi vaksinimin e detyrueshëm anti-Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Australia filloi debatin mbi domosdoshmërinë për vendin për të bërë të detyrueshme vaksinën e ardhshme kundër koronavirusit, ndërkohë që kontaminimet janë në rritje dhe kufizimet janë shtuar në botë.

“Ka gjithmonë ka përjashtime nga vaksinimi, për arsye mjekësore, por kjo duhet të jetë e vetmja”, deklaroi kryeministri Scott Morrison.

“Vaksinimi duhet të jetë i detyrueshëm”, shtoi ai.

Vendi i tij ka siguruar një vaksinë “premtuese” falë një marrëveshjeje me grupin farmaceutik suedezo-britanik AstraZeneca.

“Ne po flasim për një pandemi që ka shkatërruar ekonominë botërore dhe ka shkaktuar qindra mijëra të vdekur në botë”, theksoi ai.

Në SHBA, mjeku Anthony Fauci, drejtor i Institutit amrikan për sëmundjet infektive, theksoi se SHBA-ja nuk do ta bënte të detyrueshme vaksinën e ardhshme, duke mos përjashtuar detyrimet lokale për fëmijët.

“Nuk mund t’i detyrojmë, apo të përpiqemi të detyrojmë njerëzit të vaksionohen, nuk e kemi bërë kurrë”, deklaroi Fauci gjatë një videokonference të organizuar nga Universiteti  George Washington.

Përballë shifrave shqetësuese dhe kontaminimeve në rritje, kufizimet janë ashpërsuar në mbarë planetin.

Share This Article