Lukashenko nuk ndalet nga protestat, emëron kryeministrin dhe anëtarët e qeverisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me gjithë protestat e opozitës në Bjellorusi presidenti Alexander Lukashenko ka aprovuar përbërjen e qeverisë së re të Bjellorusisë, dhe emëroi Roman Golovchenko si kryeministër.

Mediat vendase bëjnë me dije se tashmë kandidatura e tij duhet të konfirmohet në Dhomën e Ulët të Parlamentit.

Ministri i Jashtëm, Vladimir Makei, ministri i Brendshëm, Yuri Karayev, ministri i Shëndetësisë, Vladimir Karanjik dhe ministri i Informacionit, Igor Lucki, mbajtën vendet e tyre në qeveri.

Ndërkohë në fillim të qershorit, presidenti i Bjellorusisë nënshkroi një dekret që shpërndau Qeverinë e vendit. Presidenti emëroi Roman Golovchenko si kryeministër, i cili deri atëherë kishte qenë kryetari i Komitetit Shtetëror Ushtarak-Industrial.

Ndërkohë prej ditësh duke filluar nga 9 gushti në Bjellorusi vijojnë protestat e opozitës, e cila konsideron fitoren e presidentit të manipuluar dhe po kërkon përsëritjen e zgjedhjeve, pro mbajtjes të të cilave është shprehur edhe BE.

Share This Article