Muzeu Hebraik në Berlin do të shpalosë historinë 2-mijëvjeçare

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rihapur pas mbylljes për shkak të pandeminë, Muzeu Hebraik në Berlin përuron ekspozitën e tij të re. Një gjë nuk ka ndryshuar: arkitektura e muzeut e krijuar nga Daniel Libeskind ka një ndikim të rëndësishëm në ekspozitën e re kryesore të Muzeut Hebraik në Berlin. Ndërtesa, e cila u hap më 2001, karakterizohet nga strukturat e saj këndore dhe muret metalike, me nivele dhe boshllëqe që simbolizojnë humnerat dhe katastrofat në kulturën hebraike gjatë mijëvjeçarëve.

Korridoret e gjata, gjysmë të errëta të bodrumit të ndërtesës, shërbejnë ende si hyrje në ekspozitën e re të përhershme, e cila do të inaugurohet me rihapjen e muzeut të dielën, më 23 gusht, pas mbylljes së tij për shkak të situatës me koronavirusin. Në kryqëzimet e këtyre korridoreve janë hapësira boshe, ose “boshllëqe”, siç i quan Libeskind. Dhomat pa eksponate dalin nga arkitektura zigzage e ndërtesës, duke shërbyer si një hapësirë ​​për mendime dhe kujtime. Një shkallë e pjerrët pastaj çon në sallat asimetrike, ku tregohet historia e hebrenjve nga mesjeta e deri në ditët e sotme.

Një ekip prej 20 personash ridizajnuan ekspozitën gjatë këtyre dy vjetëve e gjysmë. “Historia e hebrenjve nuk ka ndryshuar, por ka ndryshuar perspektiva jonë për të”, ka thënë Hetty Berg, e cila mori detyrën si drejtoreshë e re e Muzeut Hebraik në mes të mbylljes për shkak të koronavirusit. “Shoqëria po ndryshon, dhe me të edhe audienca e Muzeut Hebraik në Berlin, dhe ekspozita e ka në vëmendje këtë. Tregon larminë e hebraizmit dhe inkurajon vizitorët të shikojnë kulturën hebraike dhe të tashmen nga këndvështrime të ndryshme”.

Deri në vitin 2017, 11 milionë vizitorë kishin parë versionin e mëparshëm të ekspozitës kryesore të inauguruar në vitin 2001. “Ne kemi prioritete të ndryshme nga ato që kemi pasur 20 vjet më parë”, ka thënë Cilly Kugelmann, kuratori kryesor i ekspozitës aktuale.

Share This Article