Britani, vëllai i bombarduesit në Manchester dënohet me 55 vite burg

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Hashem u dënua për ndihmë në blerjen, magazinimin dhe transportimin e pjesëve të bombës së përdorur nga vëllai i tij, Salman, i cili në maj të vitit 2017 shpërtheu një jelek vetëvrasës në një koncert të artistes Ariana Grande në Arenën Manchester

Hashem Abadi, vëllai i bombarduesit të Arenës Manchester në Britani të Madhe është dënuar me të paktën 55 vite burg, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hashem u dënua për ndihmë në blerjen, magazinimin dhe transportimin e pjesëve të bombës së përdorur nga vëllai i tij, Salman, i cili në maj të vitit 2017 shpërtheu një jelek vetëvrasës në një koncert të artistes Ariana Grande në Arenën Manchester.

Si pasojë e sulmit, përveç Salman-it jetën e humbën edhe 22 persona të tjerë ndërsa rreth 1.000 u plagosën.

Sulmi terrorist në Arenën Manchester ishte më i keqi në Mbretërinë e Bashkuar pas bombardimeve 7/7, një seri sulmesh terroriste që tronditën Londrën më 7 korrik të vitit 2005.

Në muajin mars, Hashem u shpall fajtor për 22 akuza për vrasje.

Një hetim publik mbi sulmin do të fillojë muajin e ardhshëm.

Share This Article