Kalifornia kërkon ndihmë

albnews
By
1 Min Read

Kalifornia është duke u përballur me zjarre të mëdha. Guvernatori Gavin Newsom tha se më shumë se 12,000 zjarrfikës janë duke luftuar me zjarrin duke u përpjekur ta shuajnë.

Guvernatori gjithashtu i ka bërë lutje Australisë dhe Kanadasë që t’i ndihmojnë në shuarjen e zjarreve.

“Këto zjarre po na rrezikojnë”, tha ai, përcjell BBC.

Të paktën 6 të vdekur e 43 persona raportohet se janë lënduar e qindra ndërtesa e shtëpi janë djegur.

Share This Article