Dhjetë raste të vdekjes e 111 raste pozitive janë shënuar në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).
Sipas njoftimit, rastet e reja pozitive janë nga i gjurmimi i kontakteve në terren dhe laboratorët privatë.
Me rastet e fundit, numri i përgjithshëm i të prekurve është rritur në 12.448, kurse i të vdekurve si pasojë e COVID-19 në 467.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 159 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 8.505. Raste aktive janë 3.476.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 25, komuna Pejë 13, komuna Gjilan 10, komuna Gjakovë 7, komuna Mitrovicë 7, komuna Vushtrri 6, komuna Ferizaj 5, komuna Drenas 4, komuna Obiliq 4, komuna Podujevë 4, komuna Fushë-Kosovë 3, komuna Klinë 3, komuna Rahovec 3, komuna Skenderaj 3, komuna Deçan 2, komuna Malishevë 2, komuna Prizren 2, komuna Viti 2 dhe nga një rast në komunat: Istog, Kamenicë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Shtime.