ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 19 minutes ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 21 minutes ago
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë  22 minutes ago
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan  24 minutes ago
Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra  25 minutes ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Të mërkurën votohet Qeveria në Kuvend të Maqedonisë së Veriut

albnews by albnews
25 August, 2020
in Maqedonia
0
Ndryshimet në qeveri, “peng” i takimit Zaev-Ahmeti
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

I nominuari për kryeministër të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pritet që të mërkurën të dorëzojë në Kuvend përbërjen e qeverisë së re, që më pas të caktohet edhe seanca për votimin e saj nga 62 deputetët që përbëjnë shumicën parlamentare.

Qeveria votohet me shumicë të thjeshtë apo 61 nga 120 ulëse sa numëron Kuvendi. Partitë e koalicionit LSDM dhe BDI thonë se tashmë kanë harmonizuar gjithë programin partiak për qeverisje të plotë katërvjeçare.

RelatedPosts

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK

Katica Janeva lirohet me kusht nga burgu i Idrizovës

Rrëzohet avioni sportiv në Maqedoninë e Veriut, lëndohen dy shqiptarë

Nga BDI-ja ndërkohë kanë vazhduar me deklarata kontradiktore nëse ka ose jo pakënaqësi brenda kësaj partie për ndarjen e resorëve, që mund të rrezikojë edhe votimin e qeverisë.

Nënkryetari i partisë, Izet Mexheti, para seancës së kuvendit ku në rend dite është votimi i nënkryetarëve, tha se ka pakënaqësi për disa zgjidhje kuadrosh dhe se vërejtjet do t’i shpreh në seancën kur do të votohet për qeverinë, por se këto pakënaqësi nuk nënkuptojnë edhe votën kundër.

“Kam vërejtët e mia për një pjesë të ekzekutivit. Kemi debatuar thellësisht dhe atëherë kur absorbohet debati dhe argumentimi atëherë për mua fjala e fundit është kryetari i partisë Ali Ahmeti. Pra, nuk dua që unë të kontribuojë për rrënimin e një qeverie e cila ka bekimin e partnerëve tanë, SHBA-së dhe BE-së”, thotë Mexhiti.

Por, Arbër Ademi, ministër i deritanishëm i Arsimit dhe tani deputet i BDI-së, mohon të ketë pasur përplasje brenda partisë.

“Nuk ka pasur dallime që të ketë tejkalim të dallimeve. BDI-ja gjithmonë është rritur, është zhvilluar në frymën demokratike dhe të një debati të frytshëm. Kështu që ne vazhdojmë me agjendën e paracaktuar”, ka deklaruar Ademi.

Më parë në media u njoftua se qeveria mund të mos votohet nga të paktën tre deputetë të BDI-së, të pakënaqur nga caktimi i disa zyrtarëve të saj në poste ministrore.

BDI-ja në qeverinë e re do të ketë gjashtë ministri.

Zëvendëskryeministër i parë dhe njëherësh ministër i Sistemit Politik pritet të emërohet, Artan Grubi.

Ministrinë e Punëve të Jashtme do të udhëheqë Bujar Osmani, ndërsa Fatmir Besimi Ministrinë e Financave.

Ministër i Ekologjisë është caktuar Naser Nuredini, i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi kurse Jeton Shaqiri, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike.

Nga partitë shqiptare, post ministror do të ketë edhe Lëvizja Besa. Arjanit Hoxha nga kjo parti do të emërohet Ministër i Bujqësisë.

Resorët tjerë si Ministria e Brendshme, e Mbrojtjes, e Punës dhe Politikës Sociale, e Arsimit, Drejtësisë, e Pushtetit Lokal, Ministria e Transportit, e Shëndetësisë dhe Kulturës, do t’i takojnë LSDM-së./REL/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

14 December, 2025
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

14 December, 2025
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result