ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Princi Harry vendos kurorë për nder të të rënëve të luftës ukrainase në një vizitë surprizë në Kiev 7 hours ago
Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin 7 hours ago
Zelensky: Prania e dërguarit special amerikan në Kiev, mbrojtje ajrore për Ukrainën 7 hours ago
Komandanti Suprem i Aleancës së NATO-s në Evropë: Operacioni për rrëzimin e dronëve rusë, i suksesshëm 7 hours ago
Eksportoi 8 tonë domate me pesticide, lihet në burg pronari i subjektit, dy inspektorë të AKU-së në arrest shtëpie 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

28 biznese në ditë u mbyllën gjatë muajit korrik në Shqipëri

albnews by albnews
27 August, 2020
in Albania, Technologji
0
28 biznese në ditë u mbyllën gjatë muajit korrik në Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Afërdita ish edukatore kopshti, prej 2 vitesh tregtonte veshje për fëmijë në zonën e Freskut, por për shkak të mungesës të punës dhe rënies të xhiros u detyrua të mbyllte dyqanin. Pamundësia për të paguar qiranë prej 30 mijë lekësh në muaj dhe krijimit të stokut nga mallrat e pashitur të sezonit të dimrit dhe pranverës në muajt e karantinës e vështirësuan më shumë situatën financiare të biznesit të saj.

“Në muajt e karantinës puna u pezullua, nuk pati asnjë xhiro. Pas hapjes të aktivitetit në muajin maj edhe pse mallrat u shitën nën kostot e blerjes xhiroja ishte e ulët. Për të paguar qiranë po përdorja paratë që më dërgonte vajza nga emigracioni, pasi xhiroja ditore nga shitjet ishte më pak se 2 mijë lekë në ditë. Më shumë shiteshin aksesoret me çmime të ulëta, si çorape, kanotierë apo kapele për fëmijë. Në muajin gusht nuk kisha më asnjë mundësi financiare për të paguar qiranë dhe lashë peng raftet dhe disa orendi të vogla të dyqanit. Këto janë arsyet që më detyruan të mbyll biznesin”, tregon ajo.

RelatedPosts

Eksportoi 8 tonë domate me pesticide, lihet në burg pronari i subjektit, dy inspektorë të AKU-së në arrest shtëpie

Spektakël në Rinas: Shqiptarët presin me këngë e valle krushqit nga Kazakistani

“Rregullorja u asgjësua”, Berisha: Ky është parlamenti i karteleve të drogës

Të dhënat e tatimeve për bizneset që kalojnë në statusin pasiv, të përpunuara nga Monitor tregojnë se në muajin korrik 860 subjekte kaluar në status pasiv, nga 623 në korrik të një viti më parë, me një rritje prej gati 40%.

Mesatarisht 28 subjekte kanë ulur qepenat në ditë gjatë korrikut. Arsyet janë të ndryshme, por pjesa më e madhe e tyre lidhen me situatën e krijuar pas pandemisë, teksa njerëzit po reduktojnë shpenzimet për produkte dhe shërbime jo të domosdoshme.

Besi administronte një lokal afër Stadiumit Dinamo. Ai shërbente në hapësirën brenda, por kishte disa tavolina edhe jashtë. Pas rifillimit të aktivitetit, xhiro ditore ra ndjeshëm për shkak të përdorimit vetëm të një pjese të tavolinave dhe hezitimit të njerëzve për t’u ulur në lokal. Ai vendosi që ta mbyllë fare atë. Tashmë hapësira që ai shfrytëzonte jepet me qira.

Pak më tutje, një tjetër agjenci turistike ka mbyllur dyert, pasi askush nuk po pret më bileta. Ambienti jepet sërish me qira.

Tabela “jepet me qira” po shihet tashmë rëndom në shumë rrugë të kryeqytetit, çka po çon në një ulje të qirave. Agjencitë imobilare në vend pohojnë se pas karantinës, numri i dyqaneve të mbyllura u rrit, ndërsa zgjatja e pandemisë përtej parashikimeve, që ka frenuar konsumin, ishte goditja e dytë pas karantinës dymujore. Kjo situatë ka ndikuar në uljen deri në 16% të qirave të dyqaneve. Agjencitë imobilare thonë se ka pasur ulje deri në 10% edhe në disa nga rrugët kryesore të Tiranës.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në total, pa përfshirë bujqësinë, numri i subjekteve në vend ishte 116.6 mijë në vitin 2019. Pjesa më e madhe e tyre janë të vogla, me 1-4 punonjës dhe operojnë në fushën e tregtisë.

Gjithsej në fund të 2019-s, në vend kishte 99 mijë biznese me 1-4 punonjës, duke përbërë 85% të totalit të ndërmarrjeve jo bujqësore në vend.

38% e subjekteve në vend, ose rreth 44 mijë, janë në fushën e tregtisë, duke qenë direkt të prekur nga kriza e konsumit. 26% janë në fushën e shërbimeve, edhe ky një segment i goditur.

Numri i bareve, restoranteve e njësive të akomodimit është rreth 18.4 mijë, ose 16% e bizneseve gjithsej në vend.

Tkurrja  e numrit të bizneseve, sidomos atyre të vogla kishte nisur që në 2019-n. Në raport me një vit më parë janë mbyllur neto rreth 4 mijë biznese, me një rënie prej 2.5%.

Të dhënat e detajuara të INSTAT bëjnë të ditur se kjo rënie ka ardhur tërësisht nga falimentimi i subjekteve të vogla më 1-4 punonjës. 4,300 biznese të vogla u mbyllën në 2019-n, me një tkurrje prej 4.1% me bazë vjetore./Monitor/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Princi Harry vendos kurorë për nder të të rënëve të luftës ukrainase në një vizitë surprizë në Kiev

Princi Harry vendos kurorë për nder të të rënëve të luftës ukrainase në një vizitë surprizë në Kiev

12 September, 2025
Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin

Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin

12 September, 2025
Zelensky: Prania e dërguarit special amerikan në Kiev, mbrojtje ajrore për Ukrainën

Zelensky: Prania e dërguarit special amerikan në Kiev, mbrojtje ajrore për Ukrainën

12 September, 2025
Komandanti Suprem i Aleancës së NATO-s në Evropë: Operacioni për rrëzimin e dronëve rusë, i suksesshëm

Komandanti Suprem i Aleancës së NATO-s në Evropë: Operacioni për rrëzimin e dronëve rusë, i suksesshëm

12 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result