Ky është mesazhi i Rita Orës për qytetarët kosovar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Situata e koronavirusit në Kosovë është shqetësuese. Çdo ditë raportohen në vend qindra të infektuar dhe, për fat të keq, ditët e fundit është rritur edhe numri i viktimave. Për këtë arsye, edhe këngëtarja shqiptare me origjinë shqiptare, ka dërguar një mesazh për Kosovën duke shprehur shqetësimin e saj për situatën e rëndë që po kalon vendi.

Si ambasadore e UNICEF-it, bashkë me mesazhin për sigurinë e fëmijëve në të gjithë botën, Rita i drejtohet popullit të Kosovës duke i kërkuar të mbajë maskën në çdo kohë.

Bashkë me lutjet për kujdes maksimal të higjienës, ruajtjen e distancës fizike, por edhe mbajtjen e maskës, Rita thotë se mezi pret të kthehet në Kosovën pa virus për të kënduar për popullin e saj.

Jam shumë e shqetësuar që shumë njerëz në Kosovë janë infektuar me COVID-19. Ju lutem, mbroni veten dhe të dashurit tuaj, vendosni maskën, ruani distancat dhe kujdesuni për higjienën personale.

Unë e vendos maskën sa herë dal jashtë, në mënyrë që të vij sërish në Kosovë dhe të festoj me ju përfundimin e këtij virusi. Ndriçoni me dritën tuaj! Vendoseni maskën! Ju dua!

Share This Article