Trump: Nëse Biden fiton, shkatërrohet ëndrra amerikane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan Donald Trump pranoi zyrtarisht emërimin nga kongresi republikan për të kandiduar për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë fjalës së tij, Donald Trump tha Joe Biden do të “shkatërrojë” ëndrrën amerikane nëse fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor.

Ai e përshkroi kundërshtarin e tij si “shkatërruesin e madhështisë amerikane”.

Në sondazhe, Biden ka një epërsi të qëndrueshme ndaj Trump.

Përveç fjalimit të tij të drejtpërdrejtë nga Shtëpia e Bardhë dhe atij të mërkurën në mbrëmje nga qyteti Baltimorë i Nënpresidentit Mike Pence, kuvendi ka qenë kryesisht virtual, ashtu si ai i demokratëve një javë më parë.

Share This Article