Shqiptari në Londër del me kancer: As sëmundja s’ma hoqi buzëqeshjen, mora pasaportën shqiptare pas 40 vitesh!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut janë ata që më shumë bëjnë gjeste patriotizmi. Tatuazhe me shqiponjën, fotografi me flamurin shqiptar apo logo te flamurit stampuar në makina dhe bluza me flamur shqiptar.

Ndoshta distanca ndikon për t’u afeksionuar edhe më tepër me vendin tënd të cilin nuk e vlerëson kur ende nuk ke udhëtuar larg.

Ky është rasti i një shqiptari me banim në Londër, Angli i cili ka dërguar një fotografi të vetën në redaksinë e JOQ Albania.

Ai në foto ka dalë me pasaportën shqiptare në dorë në ambasadën shqiptare në Londër.

Prej vitesh banues jashtë shtetit ai sapo është pajisur me pasaportën e vendit të vet dhe nuk mund të ishte më i lumtur.

Ndërsa fatkeqësisht para se të merrte këtë letërnjoftim ai ishte diagnostikuar me kancer të pashërueshëm po si thotë edhe vetë, as lajmi më i keq nuk i hoqi dot buzëqeshjen kur tërhoqi pasaportën shqiptare.

Ai bën apel për të dashur vendin dhe për të mos e braktisur për asnjë arsye.

https://www.instagram.com/p/CEbX-GYBa1e/?utm_source=ig_web_copy_link
Share This Article