Mediat greke të kënaqura nga qëndrimi i Ministrisë tonë të Jashtme për kufirin në Detin Jon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Shqipëria konfirmoi të drejtën e Greqisë për t’i zgjeruar ujërat territoriale deri në 12 milje nga 6 që janë tashmë në Detin Jon”. Kështu shkruajnë mediat greke që citojnë deklaratën e Ministrisë tonë të Punëve të Jashtme pak ditë më parë, që megjithëse pranon se nuk ka negociata. e ka tashmë një qëndrim për çështjen e detit.

“Greqia ashtu si çdo shtet tjetër palë e konventës aty ku e lejon gjeografia dhe për sa kohë që nuk cënohen të drejtat sovrane të një shteti tjetër gëzon të drejtën që të zgjerojë gjerësinë e Detit Territorial sipas parashikimeve të UNCLOS” u tha në deklaratën e Ministrisë tonë të Jashtme, duke iu referuar Konventës së Ligjit mbi Detin të OKB-së në vitin 1982.

Zgjerimi i njoftuar më parë nga kryeministri Kirjakos Micotakis në Parlament, nuk prek rajonin e Egjeut, në brigjet lindore dhe jugore të Greqisë.

Share This Article