“Telefonatat e kryeministrit grek Kiryakos Mitsotakis me Merkel dhe Trump janë përpjekje për të lënë përshtypjen e një mobilizimi ndërkombëtar”, tha partia Mera25
Partia opozitare greke Mera25, e udhëhequr nga ish-ministri i Financave Yanis Varufakis, tha se përpjekja e ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias për ta izoluar diplomatikisht presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan me sanksione të cilat ai “i ka pritur kot” është kthyer në “një ëndërr të një nate vere”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim në lidhje me takimin joformal të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian (BE), partia Mera25 tha se sanksione nga kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do të jenë të mundura në teori për shkak se “partitë më të mëdha në Gjermani varen nga elektorati që është i ndikuar nga presidenti Erdoğan”.
“Telefonatat e kryeministrit grek Kiryakos Mitsotakis me Merkel dhe Trump janë përpjekje për të lënë përshtypjen e një mobilizimi ndërkombëtar. Ajo që Mitsotakis do të fitojë nga këto përpjekje është që ai do të dëgjojë fjalën e shefit, e jo mbështetje diplomatike”, thuhet në deklaratë.
Ndryshe, Greqia dhe Qiproja Jugore kanë kërkuar nga BE-ja të vendosë sanksione për shkak të aktiviteteve kërkimore sizmike të Turqisë në Mesdheun Lindor.
Megjithatë, takimi joformal dyditor i ministrave të jashtëm të BE-së që përfundoi dje në Berlin nuk rezultoi me asnjë vendim për sanksione.