Takimi/ A do ulen Rama dhe Basha të premten?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenca kërkoi konsultime me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Përmes një letre që mban firmën e drejtorit të kabinetit, Arben Cici, Presidenti Meta fton në takim krerët e dy partive kryesore në vend.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga palët. Nuk bëhet me dije nëse krerët e partive me të mëdha të vendit do të vijnë personalisht apo do te përfaqësohen në mbledhje.

“Presidenti i Republikes, fton ne takim ditën e premte, dt 04.09.2020, ora 11:00 pranë institucionit të Presidentit të Republikës kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe/ apo persona të tjerë të autorizuar prej tij”- thuhet në letrën drejtuar kreut të grupit parlamentar të PS- Taulant Balla.

Në takim për t’u konsultuar mbi datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Presidneti Meta fton dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.

“Presidenti i Republikës, fton në takim ditën e premte, dt 04.09.2020, ora 12:00, pranë institucionit të Presidentit të Republikës, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe/ apo persona të tjerë të autorizuar prej tij”- thuhet në letrën drejtuar sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Në përfundim të shkresave drejtuar partive politike, Presidenti i Republikës, Ilir Meta shpreh besim në vlerësimin e këtij procesi të cilin e konsideron të rëndësishëm.

Sipas marrëveshjes së 5 qershorit, periudha e mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme do të ndryshojë, dhe nuk do të jetë më në periudhën e verës, por një datë përgjatë periudhës kohore, 15 prill-15 maj.

Share This Article