Bardhi: Rama me të njëjtën tufë hajdutësh kërkon të vjedhë Shqipërinë për herë të tretë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, ka reaguar edhe ish-deputeti demokrat, Gazment Bardhi.

Bardhi shkruan në facebook se asgjë e re nuk vjen nga fronti i Edi Ramës dhe kërkon që me të njëjtën hajdutë të vjedhë Shqipërinë për herë të tretë.

Bardhi shton se Rama është i pashpresë dhe se bandës i ka ardhur fundit.

Deklarata e Bardhit: 

Asgjë e re nga fronti i Edi Ramës: Me të njëjtën tufë hajdutësh kërkon të vjedhë Shqipërinë për herë të tretë. Me të njëjtët njerëz, me të njëjtin model për të vjedhur. Në Shkodër Ilir Beqjen, kryehajdutin e shëndetësisë së munguar për shqiptarët. Në Tiranë, Elisën 5 milionë Euro, simbolin e korrupsionit në dogana dhe Veliajn e lavatriçes së pastrimit të parave, inceneratorëve, dhe vrasësit të Teatrit Kombëtar. Në Lezhë, Linditën e arsimit që s’di këndim, që vulosi ligjin e arsimit të lartë për të falimentuar universitetet publike dhe iku me turp pas protestave të studentëve në gjithë vendin.  

Në Elbasan, Taulant Ballën, garantin e banditëve, kumbarin e Toyota Yarisit dhe shokun e mafiozit Edmond Begos. Në Vlorë, Damian Gjiknurin e dosjes së blerjes së votave dhe shitjes së unazës së re 20 milion euro/km, Tërmeti i votave të mafias mbi zgjedhjet. Në Korçë, Niko Peleshin e shkarkuar për korrupsion, rrënuesin e Bujqësisë dhe kalbëzuesin e prodhimeve në ara. Në Dibër, Olta Xhaçka, hajduten e tenderave të ushqimeve të familjeve në nevojë gjatë pandemisë.  Safet Gjicin që për tenderat e rilindjes konkurron me Safet Gjicin. Rama, koka e korrupsionit 8 vjeçar kërkon me hajdutët e vjetër mandat të tretë. Është i pashpresë! Bandës i ka ardhur fundi.

Share This Article