• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, May 19, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
100-vjetori i Luftës së Vlorës

100-vjetori i Luftës së Vlorës

by albnews
1 September, 2020
in Albania
0
14
VIEWS

Presidenti Ilir Meta vizitoi së bashku me një grup të rinjsh studentë, historianësh dhe akademikësh Pavijonin e Pavarësisë dhe të Luftës së Vlorës 1920 në Muzeun Historik Kombëtar.

Duke theksuar rëndësinë historike dhe atdhetare të Luftës së Vlorës si dhe shembullin e paharrueshëm e frymëzues të saj, sidomos për brezat e rinj, Presidenti i Republikës çmoi në një ceremoni solemne, me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” (pas vdekjes) profesor Muin Çamin dhe profesor Bardhosh Gaçen, ndërsa me Titullin “Mjeshtër i Madh” prof. ass. dr. Bernard Zotajn.

Me këtë rast Presidenti Meta vlerësoi (pas vdekjes) edhe tre pjesëmarrës dhe atdhetarë të Luftës së Vlorës, me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” dr. Ali Mihalin për trimërinë, humanizmin dhe kontributet e dhëna jo vetëm në lëvizjet kombëtare të viteve 1912 dhe 1920, por edhe për zhvillimin e mjekësisë shqiptare; me Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Ali Spahiun (Malindi) si luftëtar trim dhe drejtues i shquar njësive ushtarake në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe Pavarësisë së Atdheut.

Ndërsa Titullin “Kalorës i Udhrit të Flamurit”, Kreu i Shtetit ia akordoi ushtarakut italian Giovanni Valenza, “në mirënjohje për besnikërinë ndaj bindjeve dhe parimeve të tij të larta morale si dhe për mbështetjen e çetave luftëtare shqiptare me armatim gjatë Luftës së Vlorës të vitit 1920 duke u bërë shembull ndër breza për trimërinë dhe vetmohimin e tij në luftën kundër së keqes”.

Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti duke iu drejtuar të rinjve studentë, akademikëve, historianëve dhe të afërmve dhe familjarëve të pranishëm në ceremoninë solemne të zhvilluar në Muzeun Historik Kombëtar, u shpreh se “jemi këtu në Muzeun Historik Kombëtar ku është ekspozuar historia jonë kombëtare, histori e cila pa mundin dhe kontributin e historianëve tanë të nderuar do të ishte e harruar, prandaj vlerësimi dhe mirënjohja në këtë përkujtim të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës, është edhe një nder i merituar për punën e bërë prej tyre ndër dekada”.

“Pasqyrimi që i kanë bërë historianët tanë betejave dhe përleshjeve me armikun, kanë skalitur portretin e Luftës së Vlorës, të atdhetarëve, të kapedenëve të çetave dhe të luftëtarëve të Vlorës, Tepelenës, Himarës, Gjirokastrës, Beratit, Mallakastrës, Korçës, Devollit dhe gjithë trevave të kombit tonë, deri edhe të diasporës sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vende të tjera europiane. Ky pasqyrim na jep të plotë këtë epope të fitimtarëve, që nuk lejoi copëtimin e trojeve shqiptare. Na tregon për një ngjarje historike të rëndësisë së jashtëzakonshme kombëtare, vendimtare për ekzistencën e shtetit tonë, por edhe për mbrojtjen e identitetit tonë kombëtar. Një ngjarje ku shqiptarët u ngritën në këmbë kundër pushtuesit të huaj, vetëm të bazuar në forcat e tyre, pa u ndihmuar ushtarakisht nga askush”, nënvizoi Meta.

Kreu i shtetit u shpreh se “është thelbësore që historinë t’jua mësojmë brezave të rinj, duke mbajtur të gjallë të ardhmen e atdheut. Nuk mund të lejojmë, që e shkuara të lihet në harresë, apo siç na ka mësuar Ismail Qemali se: ‘Një fëmijë që fle rritet, por një komb që fle vdes’”.

“Shqipëria duhet të jetë gjithmonë zgjuar në mbrojtje të lirisë, pasi ajo nuk fitohet një herë e përgjithmonë, por duhet mbrojtur në çdo kohë nga të gjithë”, tha Meta.

Presidenti Meta theksoi se “të kërkosh në të kaluarën”, ndaj unë nxis të gjithë historianët tanë të nderuar të vazhdojnë me hulumtimet e tyre, të kërkojnë edhe më shumë në të kaluarën krenare të popullit shqiptar për të mbajtur të gjallë historinë dhe të ardhmen e kombit tonë, duke hedhur më shumë dritë mbi të vërtetat e patjetërsueshme të historisë sonë të lavdishme, që do ndihmojnë brezat e sotëm e të ardhshëm të ndërtojnë një të ardhme më të mirë, më të ndritur dhe me më shumë dashuri për Atdheun tonë”.

“Në nderim të sakrificave të luftëtarëve të Luftës së Vlorës të vitit 1920, dhe në vlerësim të punës së jashtëzakonshme të historianëve e studiuesve tanë për të pasqyruar këtë luftë heroike, kam kënaqësinë që sot të vlerësoj me tituj të lartë nderi disa prej tyre: prof. Muin Çami, prof. dr. Bardhosh Gaçe dhe prof. as. Bernard Zotaj dhe njëkohësisht tri luftëtarë të shquar të Luftës së Vlorës: dr. Ali Mihali, Ali Spahiu (Malindi) dhe arbëreshin Xhovani Valenca”, tha Meta./ATSH/

Previous Post

Bardhi: Rama me të njëjtën tufë hajdutësh kërkon të vjedhë Shqipërinë për herë të tretë

Next Post

Të armatosur e të maskuar, shqiptarët djegin flamurin grek në Ksamil, mesazhi i qartë: Deti është i yni!

albnews

albnews

Related Posts

Belind Këlliçi: Rama, garanti i vjedhjeve në Shqipëri
Albania

Belind Këlliçi: Rama, garanti i vjedhjeve në Shqipëri

19 May, 2025
Berisha mesazh Dumanit: Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral përbën një krim të rëndë, antikushtetues
Albania

Berisha mesazh Dumanit: Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral përbën një krim të rëndë, antikushtetues

19 May, 2025
Mori 17 mijë e 500 vota, por mbeti jashtë Parlamentit, Alimehmeti flet pas zgjedhjeve të 11 majit
Albania

Mori 17 mijë e 500 vota, por mbeti jashtë Parlamentit, Alimehmeti flet pas zgjedhjeve të 11 majit

19 May, 2025
Next Post
Të armatosur e të maskuar, shqiptarët djegin flamurin grek në Ksamil, mesazhi i qartë: Deti është i yni!

Të armatosur e të maskuar, shqiptarët djegin flamurin grek në Ksamil, mesazhi i qartë: Deti është i yni!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
“Kam dy fëmijë me ish-gruan” ambasadori i BE: Tani jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju

“Kam dy fëmijë me ish-gruan” ambasadori i BE: Tani jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju

19 May, 2025
BDI: Përmes një politike gjithnjë e më të theksuar anti-shqiptare, Mickoski tashmë një vit udhëheq një Qeveri të përçarjes, të dështimit dhe të nacionalizmit

BDI: Përmes një politike gjithnjë e më të theksuar anti-shqiptare, Mickoski tashmë një vit udhëheq një Qeveri të përçarjes, të dështimit dhe të nacionalizmit

19 May, 2025
Fundoset anija me emigrantë në La Mansh/ Një person i vdekur, shpëtohen 61 të tjerë

Fundoset anija me emigrantë në La Mansh/ Një person i vdekur, shpëtohen 61 të tjerë

19 May, 2025
Këto janë 5 shtetet me ushtritë më të fuqishme të Evropës

Këto janë 5 shtetet me ushtritë më të fuqishme të Evropës

19 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4713 shares
    Share 1885 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM