Meta: Lufta e Vlorës dëshmoi se ky vend ka Zot

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

100 vjetori i luftës së Vlorës mblodhi mbrëmjen e sotme  në sheshin e “flamurit” krerët e shtetit shqiptar, deputetë e drejtues të pushtetit vendor.

Në ceremoninë zyrtare, prefekti Mamaj Flamur Mamaj kërkoi që 3 shtatori, dita e fitores ndaj pushtuesve italianë, të shpallet Festë Kombëtare.

Presidenti Ilir Meta nga sheshi i Flamurit në Vlorë, presidenti Meta tha se Vlora dëshmoi se vendi ka zot dhe ky është vetë populli.  

Shqiptarët kanë luftuar shumë për të drejtat e tyre, por edhe për popujt e tjerë. Bën dallim thelbësor, se ishte fitimtare. 100 vjet më parë, qeveria e Kongresit të Lushnjes fitoi autoritet. Ishte fitore historike. Më në fund Shqipëria u bë në mënyrë të pakthyeshme. Krijoi modelin e kundërshtimit të sundimeve të huaja. I dha fund projekteve për shpërbërjen e Shqipërisë. Lufta e Vlorës dëshmoi se ky vend ka zot dhe zot i këtij vendi është vetë populli. Kujtojmë dhe vlerësojmë diasporën. Një ndër figurat e lavdishme, Fan Noli e bindi SHBA-në të ishte në krah të Shqipërisë. Kur populli i merr në dorë fatet e veta, ato janë të sigurta. Zot i këtij është vetëm populli shqiptar dhe se fati i këtij vendi i përket vetëm këtij populli”, tha Meta.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci theksoi se Lufta e Vlorës është në themelet e së tashmes dhe së ardhmes.

Lufta e Vlorës është në themelet e së tashmes dhe së ardhmes. Ne shqiptarët kemi qenë në anën e popujve paqedashës, midis popujve që udhëhiqen nga forca e arsyes. Luftërat që na janë imponuar kanë qenë ndeshje midis së mirës dhe së keqes, dritës dhe errësirës, ne në çdo kohë kemi qenë në anën e duhur të historisë. 100 vjetori i Luftës Kombëtare të Vlorës na ka thirrur në këtë shesh që mban peshën e rëndë të historisë kombëtare. Kushdo në këtë shesh ulet në gjunjë para monumentit të tre burrave që nisën nga Vlora ndërtimin e kolonave të shtetit shqiptar”, deklaroi Ruçi.

Kryeministri Rama foli rolin që SHBA luajtën në luftën e Vlorës me mbështetje diplomatike.

Sot është momenti për të nënvizuar se edhe në atë luftë edhe në atë kohë Shqipërisë i janë gjendur në krah miq që e ndihmuan të mos i ndodhë ajo që Ismail Qemali tha nga ballkoni. Shqipëria rrezikonte të vishej me të zeza dhe e ndihmuan. Amerikanët nuk u mjaftuan në atë kohë vetëm me një mbështetje diplomatike, por amerikanët e mbështetën atë që ndodhën edhe përmes shtypit të lirë. Qoftë në Uashington Post gjenden artikuj që flasin me admirim të madh për Shqipërinë dhe kontributin e tyre përmes këtij akti. Pati edhe të tjerë, Papa, Edit Durham etj. Ka një personazh shumë interesant që ishte në anën tjetër të historisë. Vincesno Xhovani që ndihmoi për parandalimin e shpërthimit të madh në depon e Vlorës që mund të shkatërronte në mos të gjithë qytetin, por gjysmën e Vlorës.

Vlen të përmendet dhe pjesëmarrja e  jashtëzakonshme e grave. E pazakonshme me çdo luftë tjetër. Jo vetëm të drejtpërdrejtë, ishin gratë që me shitjet e bizhuterive siguruan mjetet për ushtarët. Kjo nuk e bënë aspak më të rëndësishme, tregon se çfarë peshe kishte për ata ushtarë që e morën përsipër këtë çmenduri, e parë nga këndvështrimi logjik, por që ishte një arsyetim i bërë jo me mendje, por jo me zemër”, theksoi Rama.

https://www.facebook.com/watch/?v=3071391722986233&extid=uOp6HURoFm60ZgSm
Share This Article