Kosova mbetet një nga partnerët kryesorë të Shqipërisë, sa i përket shkëmbimeve tregtare.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u shpreh sot se “rreth 1.3 miliardë tonë mallra në një vlerë prej 293 milionë euro u tregtuan në vitin 2019 mes dy vendeve”.
Denaj theksoi se “të dyja vendet po punojnë për të lehtësuar tregtinë mes tyre dhe për të reduktuar barrierat tarifore dhe jotarifore”.
Po ashtu, Denaj tha se po punohet edhe për të zbatuar praktikat e ndërsjella doganore për t’i përafruar ato me standardet europiane./ATSH/