Ministri Bekteshi: Autostradat Kërçovë-Ohër-Qafë Thanë dhe Shkup-Bllacë gati brenda 2 vjetëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vetëm pak ditë pas formimit të qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në një lidhje për Euronews Albania tregoi prioritetet e institucionit që drejton në 4 vitet e ardhshme.

Ai vuri theksin tek ndërtimi i autostradave që lidhin Republikën e Maqedonisë së Veriut me vendet shqipfolëse si dhe bashkëpunimi rajonal me Kosovën dhe Shqipërinë për nxitjen e turizmit.

“Z. Ali Ahmeti është lider rajonal që ka kontribuar në përfarimin e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor. Kemi filluar me realizimin e autostradën, Kërçovë-Ohër-Qafë Thanë. Dy kilometrat e para kanë filluar edhe sa i përket autostradës Shkup-Bllacë.

Do të përmirësojmë infrastrukturën duke rritur edhe shkëmbin tregtar mes vendeve tona. Në 2 vite, maksimumi dy vite e gjysmë të dyja akset rrugore do të jenë në përdorim për qytetarët dhe bizneset”, u shpreh ai.

Z. Bekteshi theksoi se qëllimi është rritja e shkëmbimeve tregtare dhe turizmit me vendet e rajonit, veçanërisht me Shqipërinë dhe Kosovën, por edhe me vende të tjera.

Ai bëri me dije se së bashku me ministrin shqiptar të turizmit, Blendi Klosi kanë menduar një pako të përbashkët turistike për të tërhequr turistët e huaj, sidomos për ata që vijnë nga vendet e treta.

“Gjatë pandemisë, një numër i madh shtetasish të Maqedonisë se Veriut kanë vizituar Shqipërinë. Me ministrin Klosi kemi menduar një pako të përbashkët për të tërhequr turistët e huaj, sidomos për ata që vijnë nga vende të treta që të vizitojnë shtetet tona.

Jemi në drejtim të mirë të rrisim numrin e vizitorëve në RMV dhe Shqipëri dhe me përmirësimin e infrastrukturës do t’i bashkojmë edhe më shumë qytetarët e të dyja shteteve”, tha z. Bekteshi.

Share This Article