ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant! 39 minutes ago
“Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve”, Salianji: Presionin nuk e njoh! 41 minutes ago
Policia reagon lidhur me zjarrin në një park autobusësh pranë Durrësit Durrës  4 hours ago
“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun 7 hours ago
Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

“Dark Yellow Dot” e Londrës promovon piktoren nga Kosova si “Artiste të muajit”

albnews by albnews
3 September, 2020
in Kosova, UK
0
“Dark Yellow Dot” e Londrës promovon piktoren nga Kosova si “Artiste të muajit”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Piktorja Shkurte Ramushi teknikë të preferuar i ka ngjyrat e vajit në pëlhurë e letër. Për pikturat e saj frymëzohet nga natyra, shoqëria, por edhe ndjenjat e saj. Në tri pikturat të cilat i janë bërë pjesë e platformës që promovon artistët e që është me bazë në Londër, në fokus ka pasur dashurinë dhe gruan. Pikturat, ani pse të realizuara në periudha të ndryshme, gërshetohen mjaft mirë me njëra-tjetrën. Shfaqin faza të ndryshme nëpër të cilat ka kaluar artistja dhe emocionet e saj nëpër periudha që kanë lënë gjurmë. “Love” (2013), “Eternal love” (2017) dhe “SelfLove” (2019) do të qëndrojnë të ekspozuara për një muaj në platformën online “Dark Yellow Dot”. Artistja, 28-veçare, është zgjedhur në mesin e tetë artistëve që kjo platformë online do t’i promovojë gjatë këtij muaji.

“Dark Yellow Dot” është një hapësirë për të mbështetur artistët e rinj dhe për të krijuar mundësi bashkëpunimi.

RelatedPosts

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Mbreti Charles dhe Princi William përgatiten për një vizitë zyrtare në SHBA gjatë vitin 2026, e para që nga 2007-a

Nga Stambolli në SHBA: votimi i diasporës përfundon gradualisht deri pas mesnate

“’Dark Yellow Dot’ shfaq mundësi për artistët e rinj për të lidhur partneritet me organizata të cilat kujdesen që të vënë në pah artistët e vërtetë, për të bërë artin të qasshëm për njerëzit real”, është përshkrimi i kësaj platforme, e cila po ashtu shërben si hapësirë ekspozuese dhe që organizon ngjarje dhe punëtori. E punën e kësaj platforme, artistja shqiptare ka dy vjet që e kishte përcjellë. Shpeshherë i kishte shpërndarë punime e saj edhe me “hashtagat” që promovonte kjo platformë për të arritur të sa më shumë artistë. E kishte parë të nevojshme që ta sfidonte veten për t’i hyrë edhe garës “Artisti i muajit”.

“Kam dashur ta sfidoj veten, sepse gjatë periudhës së pandemisë Instagrami dhe rrjetet e tjera sociale kanë qenë platformat më të fuqishme për publikim dhe për marketing të artit. Për mua janë si tavolinë pune”, ka thënë Ramushi. Ka treguar se kohëve të fundit, sidomos për shkak të pandemisë, kishte shfrytëzuar mundësi të ndryshme për të ekspozuar online dhe kishte marrë pjesë nëpër seminare e. Së fundi punimi i saj ishte publikuar edhe në faqen e njohur dedikuar artit, “ARTSY”.

“Konkurrenca ka qenë e madhe duke pasur parasysh se platforma artistike ‘Dark Yellow Dot’ vepron edhe jashtë Londrës. Kur kam aplikuar kanë qenë disa kërkesa, ani pse aplikimi është pa pagesë. Edhe numri i veprave ka qenë i caktuar dhe sigurisht edhe rregullat e tjera. Selektimi bëhet në mënyrë kuratoriale dhe sigurisht kjo është një mundësi shumë e mirë për rrjedhjen e karrierës sime artistike”, ka thënë ajo.

Ramushi ka treguar se përzgjedhja e veprave të saj – “SelfLove” 60 me 80 centimetra, punuar në vaj në pëlhurë dhe “Love” e “Eternal Love” të dyja të punuara me vaj në letër, 50 me 70 centimetra – për këtë platformë ka qenë një vendim i bazuar në ndjenjat personale që ajo ka dashur që t’iu kushtojë rëndësi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

28 December, 2025
“Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve”, Salianji: Presionin nuk e njoh!

“Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve”, Salianji: Presionin nuk e njoh!

28 December, 2025

Policia reagon lidhur me zjarrin në një park autobusësh pranë Durrësit Durrës 

27 December, 2025
“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result