Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka theksuar se asnjëherë nuk ka parë aq shumë emocione dhe aq shumë solidarizim nga ana e përfaqësuesve amerikan.
“Kur foli Vasfija, në sallën e Kongresit Amerikan zotëroi heshtja. Dhe lotët. Kam përcjellur shumë seanca në Kongresin Amerikan. Anjëherë nuk kam parë aq shumë emocione dhe aq shumë solidarizim nga ana e përfaqësuesve amerikan.
Faleminderit Vasfije Krasniqi Goodman, heroina jonë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.