Pas infektim Covid-19, mësohet se gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Italian, Silvio Berlusconi, është përkeqësuar.
Referuar mediave italiane, thuhet se ai është shtruar me urgjencë në spital.
Bëhet e ditur se Berlusconi është shtruar në San Raffaele në Milano, pasi ka pasur vështirësi në frymëmarrje, ndërsa raportohet se nuk është në trajtim intensiv, transmeton BW.