Arrestohet i dyshuari që vrau një person dhe plagosi 7 të tjerë në Birmingham

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I dyshuari për vrasjen me thikë të një të riu dhe plagosjen e 7 të tjerëve natën midis të shtunës dhe të dielës në qendër të Birminghamit,  është arrestuar.

Lajmi u konfirmua nga Steve Graham, kryeinspektor i policisë lokale, duke deklaruar se arrestimi i një 27-vjeçari u bë në 4 të mëngjesit dhe se ftesa për të gjithë dëshmitarët që të paraqiten për të konfirmuar njohjen e sulmuesit mbetet e vlefshme.

Të dielën në mbrëmje, Policia e West Midlands kishte lëshuar një video me imazhet e të kërkuarit. Ai akuzohet për vrasje dhe vrasje të mbetur në tentativë.

Ngjarja ndodhi në katër episode. Një goditje e parë me thikë u raportua pak pas mesnatës në zonën e Snoë Hill, e ndjekur nga një përplasje midis dy grupeve të të rinjve në Qendrën Arcadian (një zonë që përfshin klubet e natës, restorantet dhe pub-et) dhe sulme të tjera midis “Livery Street, Irving Street dhe Hurst Street”, në qendër të qytetit. 

Share This Article