Spanja është kthyer në shtetin e parë të Evropës Perëndimore që ka regjistruar më shumë se gjysmë milioni persona të infektuar me koronavirusin e ri, ndërkohë që rriten shqetësimet për shtim të të infektuarve edhe në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Aktualisht autoritetet spanjolle kanë raportuar për 525,549 persona të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi.
Shifrat e të infektuarve janë rritur ndërkohë që miliona fëmijë janë kthyer nëpër ambiente shkollore.
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së Spanjës, ky shtet ka regjistruar, 49,716 raste të reja me COVID-19 vetëm javën e kaluar.