Selektori i Shqipërisë, Edy Reja ka thënë se është i dëshpëruar për humbjen nga Lituania. Lituania fitoi 1:0 ndaj Shqipërisë, të hënën mbrëma në Tiranë në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve.
Vendosi një gabim në Kombëtaren e Shqipërisë.
“Jam i zhgënjyer për ndeshjen. Luajtëm ndaj Lituanisë që ishte e mirë fizikisht. Për fat të keq bëmë atë gabim dhe humbëm ndeshjen. Tani nuk na mbetet gjë tjetër pos të shikojmë para. Patëm dy-tri raste që nuk i shfrytëzuam. Kishim përballë një kundërshtarë mjaft të mirë që na vuri në vështirësi, duke vrapuar 90 minuta”, ka thënë Reja pas ndeshjes.
Më vjen shumë keq për humbjen. I pashë lojtarët shumë të mërzitur. Kemi pasur probleme fizike. Në rast se nuk do të bënim atë gabim, mund të flisnim ndryshe. Lodhja u ndje shumë në këmbët e lojtarëve”, ka theksuar Reja.
Sipas tij ka ndikuar paraqitja të premten në Minsk, ku Shqipëria fitoi Bjellorusisë.
Ndaj Lituanisë, Shqipëria është vlerësuar favorite e madhe. Lituania nuk kishte fituar ndeshje zyrtare për katër vjet. Ishte në seri prej 20 humbjeve e dy barazimeve.