Udhëheqësja e opozitës në Bjellorusi, Svyatlana Tsikhanouskaya, thotë se pushteti i presidentit Lukashenko është dobësuar dhe ka kaluar në agoni pas protestave të mëdha.
Ajo deklaron se opozita do fitojë, dhe nuk do të heqë dorë nga përpjekja për ta larguar Lukashenkon
“Ne vazhdojmë të luftojmë. Regjimi është në agoni. Fakti që ata po rrëmbejnë njerëz tregon se ata ndiejnë frikë dhe nuk dinë çfarë të bëjnë, ne do të fitojmë”, tha Tsikhanouskaya në një intervistë për Euronews.
Sviatlana Tsikhanouskaya u zhvendos në Lituani një ditë pas zgjedhjeve të 9 gushtit, nën presionin e autoriteteve. Por ajo ka qenë aktive, duke kërkuar sanksione ndërkombëtare kundër Lukashenkos dhe qeverisë së tij.
Lukashenko mban pushtetin në Bjellorusi që në vitin 1994. Ai është rizgjedhur president muajin e kaluar, por, sipas opozitës, zgjedhjet janë manipuluar.