Udhëtimi me urbanët e Tiranës, qytetarët ngjeshur me njëri-tjetrin!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teksa nga autoritetet shëndetësore po kërkohet me forcë ruajtja e distancimit social nga qytetarët për të shmangur infektimin komunitar nga Covid-19, duket se kjo është e pamundur në urbanët e kryeqytetit.

Kjo ishte situata mëngjesin e sotëm në një prej këtyre urbanëve. Siç mund ta shikoni asgjë nuk ka ndryshuar, udhëtarët janë ngjitur me njëri-tjetrin. I vetmi ndryshim është maska mbrojtëse që mbajnë.

Ndërsa sapo i afrohesh qendrës së Tiranës, policia bashkiake kujtohet se duhet të ushtrojë kontrolle.

Qytetarët ankohen dhe për vonesat e autobuzëve, madje dhe qëndrimin nëpër stacione me minuta të gjata.

Kjo situatë është e njëjtë pothuajse në të gjitha linjat urbane ku mosrespektimi i orareve është një fenomen ku udhëtarët ndeshen cdo ditë.

Apeli i qytetarëve shkon për shtim të masave dhe penalitete ndaj gjithë atyre që nuk rrespektojnë masat anti covid.

Policia bashkiake, kontrolle në urban
Urbani i mbushur plot me qytetarë
Share This Article