Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen theksoi sot se projektligji i Britanisë së Madhe, që heq dorë pjesërisht nga angazhimet mbi Brexit do të shkelte të drejtën ndërkombëtare dhe do të minonte besimin” midis dy partnerëve.
Gjermania u shpreh shumë e shqetësuar nga njoftimet e qeverisë britanike mbi qëllimet e saj për të shkelur marrëveshjen e tërheqjes.
Ajo citoi gjithashtu frazën latine “pacta sunt servanda” (konventat duhet të respektohen), duke e konsideruar këtë si “bazën e marrëdhënieve të ardhshme prosperuese.