Sot fillojnë “Ditët e Arbëreshëve”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, nën patronazhin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, nga data 3 deri më 6 maj 2019 organizon “Ditët e Arbëreshëve në Kosovë”.

Dje dhe sot dy grupe të arbëreshëve janë nisur për në Kosovë, ku do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme.

Sot, më 3 maj, grupi i arbëreshëve do të takohet me ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha (13:00 dreka me ushtarë).

Ndërkaq, në orën 15:00, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në sallën e seancave plenare, për nder të tyre do të mbahet mbledhje e veçantë.

Këto grupe të arbëreshëve të Italisë do të bëjnë homazhe tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Më pastaj do të vizitojnë edhe Bashkësinë Islame të Kosovës dhe Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.

E në ditën e fundit do të vizitojnë qendrën historike të Prizrenit për tu nisur më pas për në Itali. 

Share This Article