E kishin kërkuar për dy ditë, alpinisti i moshuar britanik shfaqet në konferencën për media

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Alpinisti 80-vjeç, Harry Harvey nga Britania e Madhe i cili konsiderohej i zhdukur, është shfaqur i gjallë dhe i shëndoshë në një konferencë për media, në të cilën familjarët e tij synon t’i bëjnë thirrje qytetarëve që të lajmërohen nëse kanë çfarëdo informacioni për të.

Harvey ishte zhdukur të shtunën kur u nda nga grupi i alpinistëve gjatë të reshurave të mëdha të shiut.

Ai ishte raportuar si i zhdukur të dielën, kur edhe menjëherë filluan operacionet e kërkim shpëtimit. Ata i kaluan dy ditë duke e kërkuar dhe pa ndonjë sukses – nuk e gjetën.

Pas tri ditëve, atë e shpëtoi një fotograf që i kishte parë videot ku bëhej apel për ndihmë dhe e kishte vërejtur Harvey duke ia bërë me dorë.

Ai shpjegoi se kishte ngatërruar rrugën, por nuk ishte pushtuar nga paniku dhe menjëherë i erdhi në mendje plani B – duke vendosur tendën në një hapësirë ku e kishte më ngrohtë.

Ai thotë se nuk brengosej edhe aq shumë sepse kishte me vete pajisje që e ndihmonin të mbijetonte në mal.

“Kur u shfaq para familjarëve, kishte fasha në kokë, kurse një plagë i ishte shkaktuar nga rrëzimi në terrene malore. 

Share This Article