ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 8 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 8 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 8 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 9 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Në botë po studiohen rreth 180 vaksina

albnews by albnews
11 September, 2020
in Bota
0
Zviceranët dhe amerikanët i bashkojnë forcat për medikamentin kundër Covid-19
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

OBSH-ja pret që brenda vitit të ketë në dispozicion rezultatet paraprake të vaksinave eksperimentale kundër koronavirusit të ri. Rreth 30 prej tyre janë në stadin më të avancuar ndërkohë që sëmundja vijon të përhapet.

Në botë po studiohen rreth 180 vaksina për të luftuar sëmundjen e kovidit-19.

RelatedPosts

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Deri tani pandemia u ka kushtuar jetën mbi 900 mijë personave dhe ka infektuar më shumë se 28 milionë të tjerë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se asnjë sëmundje në historinë e njerëzimit nuk është analizuar me ritme kaq të shpejta, falë avancimeve në shkencë dhe teknologji.

Por këtë javë kompania farmaceutike “AstraZeneca” dhe shkencëtarët anglezë të Universitetit të Oksfordit njoftuan ndërprerjen e testeve për një produkt eksperimental ndaj koronavirusit të ri.

Lajmi erdhi pasi të paktën një pacient vullnetar shfaqi efekte të rënda anësore në fazën përfundimtare të vaksinimit.

“Mendoj se kjo është gjë e mirë dhe kambanë alarmi për këdo, që të pranojmë faktin se kërkimet shkencore kanë ulje-ngritjet e tyre dhe jo gjithmonë marrin rrugën e drejtë. Por nuk duhet të dekurajohemi tepër. Të dhënat nga fazat 1 dhe 2 janë premtuese dhe rezultatet paraprake të këtyre vaksinave ne i presim në fund të vitit,” deklaroi zyrtarja e OBSH-së.

Nga vaksinat në studim, rreth 30 prej tyre janë në stadin më të avancuar me testet te njeriu, ndërkohë një vaksinë ruse ka nisur t’u shpërndahet personave vullnetarë megjithëse një grup shkencëtarësh një ditë më parë shprehën dyshimet për mënyrën se si u krye studimi i saj.

Në 24 orët e fundit, India vendosi një rekord të ri botëror për infeksionet me kovidin-19, mbi 96,500 raste në ditë duke e çuar totalin mbi 4 mln e gjysmë ndërsa 76 mijë janë viktimat.

India po përjeton bilancin më fatal të pandemisë pas SHBA-së, e ndjekur nga Brazili dhe Rusia.

Vatra fillestare e koronavirusit, Kina, edhe të enjten nuk raportoi asnjë rast të ri me kovid por vetëm 15 të ardhur nga jashtë vendit.

Në Francë, ndërkohë, 10 mijë raste të reja infeksioni shënuan një rekord të ri ditor për shtetin europian, që tani përgatitet të aplikojë masa të reja për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result