Analizat e barnave, Jakaj: Rama gënjeu kur tha se nuk bëheshin në Shqipëri

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Hetuesit kanë vijuar kërkimet për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së 23-vjeçares Eglantina Buci, nga ku është zbuluar se e ndjera ka qëndruar për 8 muaj në qendrën kombëtare të viktimave të trafikut. Vendosja pranë kësaj qendre u bë pasi denoncoi të dashurin se e shfrytëzonte për prostitucion. Nga ana tjetër familjarët e 23-vjeçares kanë kërkuar pranë policisë eshtrat e saj me qëllim për ti varrosur në një vend.

Policia dhe prokuroria janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së 23-vjeçares Eglantina Buci, nga babai dhe vëllai Faik e Shkëlzen Buci.

Hetuesin kanë arritur të zbardhin detaje të reja nga jeta e vajzës, që datojnë në vitin 2009, ku e ndjera ka qëndruar për rreth 8 muaj në Qendrën Kombëtare Të Viktimave Të Trafikut.

Vendosja e 20-vjeçares në atë kohë pranë kësaj qendre është bërë pas denoncimit që ajo i kishte bërë të dashurit të saj me inicialet B.D të cilin e akuzonte se i kishte vjedhur rreth 5 milionë lekë të vjetra dhe se e shfrytëzonte për prostitucion.

Në të njëjtën kohë që ajo akuzonte të dashurin për vjedhjen e parave, familja e Eglantinës e akuzonte atë për vjedhjen e parave pasi kishte në plan të largohej jashtë vendit.

Për gjithë këto akuza të ngritura ndaj palëve, deklarimet u morën nga komisariati nr.5 dhe 6, ndërsa dëshmitë e tyre sot është e vështirë të gjenden.

Eglantina pasi është larguar nga qendra kombëtare e viktimave të trafikut ka refuzuar të rikthehet në banesën e babait, me pretendimin se ai ishte martuar me një grua tjetër.

Në periudhën në vijimin Elgantina ka qëndruar tek shtëpia e xhaxhait Bashkim Buci.

Ky i fundit i është drejtuar ditët e fundit policisë dhe prokurorisë për tërheqjen e eshtrave të mbesës me qëllim për ti varrosur në një vend.

Mësohet se policia ka refuzuar miratimin e kthimit të eshtrave pasi janë pjesë e dosjes dhe hetimet po vijojnë.

Nga ana e bluve është deklaruar që një veprim i tillë mund të bëhet vetëm me vendim të prokurorit, i cili mund ta miratojë pas mbylljes së hetimeve.

Gjatë kësaj kohe hetuesit kanë vijuar me marrjen e dëshmive të të gjithë familjarëve dhe personave të afërt për të zbuluar më shumë të dhëna, por dhe prova që vërtetojnë vrasjen e 23-vjeçares Buci.

Deri në këtë fazë të hetimeve, si autor të vrasjes janë arrestuar Faik dhe Shkëlzen Buci, të cilët para gjykatës kanë mohuar përfshirjen në krim.

Share This Article