Para Athinës, kryeministri Rama bën një vizitë të papritur në Turqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Rama ka udhëtuar drejt Turqisë këtë pasdite.

Burime të Abc News konfirmojnë udhëtimin por ende nuk dihet qëllimi i vizitës së papritur dhe kë do të takojë Rama në Turqi.

Kujtojmë se më herët ditën e sotme, u njoftua se më 15 dhe 16 shtator Rama do të udhëtojë në Athinë në cilësinë e kreut të OSBE-së.

Çështja e emigrantëve, por edhe konflikti turko-grek pritet të jenë tema të takimeve të shefit të ekzekutivit shqiptar.

Një natë më parë në emisionin “Opinion”, Rama e cilësoi Turqinë një partner strategjik të Shqipërisë bashkë me Italinë dhe Greqinë.

Kjo e fundit është përfshirë në një konflikt të hapur në Mesdheun lindor me Turqinë për shkak të kufijve detarë. Tensionet mes dy vendeve janë në pikat më të larta që prej vitit 1974 kur ato u përplasën në Qipro.

Pas Turqisë dhe Greqisë, Edi Rama pritet që të zhvillojë një vizitë në Berlin.

Share This Article