India i ka regjistruar 94,372 raste të reja të koronavirusit të dielën.
Kështu, numri i përgjithshëm i personave të prekur nga Covid-19 në këtë shtet shkoi në 4 milionë e 700 mijë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 1,114 persona të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave në këtë shtet shkoi në 78,586, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Përderisa disa rajone shënuan rritje të numrit të rastevve të reja, përfshirë kryeqytetin New Delhi dhe rajonin qendror, Chhattisgarh, shifra më e lartë u regjistrua në rajonin më të madh dhe më të pasur, Maharashtra, ku u raportuan 8,204 raste.
Gjatë një konference për gazetarë, kryeministri rajonal i këtij vendi, Uddhav Thackeray, u bëri thirrje banorëve që të përdorin maska dhe ta respektojnë distancën sociale.