Michel: Londra të aplikojë plotësisht marrëveshjen për daljen nga BE-ja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, i cili përfaqëson 27 vendet e Bashkimit Europian i kërkoi sot qeverisë britanike të zbatojë plotësisht marrëveshjen e tërheqjes, të nënshkruar tashmë nga Londra për daljen e saj nga BE.

“Ka ardhur koha për qeverinë britanike të marrë përgjegjësitë e saj, deklaroi sot presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, përfaqësues i 27 vendeve, pas një bisede telefonike me kryeministrin irlandez, Micheal Martin.

Qeveria britanike prezantoi të mërkurën në Parlament një projektligj që kundërshton pjesërisht marrëveshjen, të nënshkruar tashmë për daljen e saj nga BE, një manovër që shkel ligjin ndërkombëtar, gjë që u pranua dhe nga vetë kryeministrit Boris Johnson, i cili pavarësisht kësaj dëshiron të fillojë që prej të hënë shqyrtimin e projektit të tij në Dhomën e Komuneve, ku ai disponon një maxhorancë prej 80 vendesh.

Në llogarinë e tij në Twitter, Michel konfirmoi gjithashtu se besueshmëria ndërkombëtare e nënshkrimit nga Britania e Madhe ishte në lojë.

Pas daljes zyrtare të Britanisë së Madhe më 31 janar, britanikët dhe BE filluan negociatat për marrëdhënien e tyre të ardhshme dhe sigurinë.

Share This Article