168 persona kanë rezultuar pozitive me Covid në 877 testime të kryera brenda 24 orëve. Njoftimin e përcjell Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave. Në 24 orët e fundit fatkeqësisht kanë ndërruar jetën 4 pacientë.
Në të dyja spitalet Covid në Tiranë, janë të shtruar aktualisht 178 pacientë, mes tyre 19 në terapi intensive dhe 9 në gjendje të rëndë (të intubuar).
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shëruar 75 pacientë prej Covid.