Meghan Markle ka folur së fundmi gjatë një interviste për ‘Smart Works’ rreth modës dhe fuqisë së femrës.
Meghan ndaloi tek rëndësia e veshjes dhe fuqisë që ka paraqitja e jashtme duke treguar se në fund të ditës aksesori më i mirë është vetëbesimi.”Vetëbesimi është aksesori më i mirë. Eshtë ajo pjesa e rëndësishme që duhet ta kesh gjithnjë me vete. Eshtë ajo e cila do të të çojë gjithmonë në shkallën tjetër të suksesit pas intervistës së radhës. Njerëzit duhet ta ndjejnë që e keni.Si gra, shumë shpesh është e thjeshtë të harrosh gjithë aftësitë dhe asetet e tua, jo sepse ato nuk janë aty, por ndonjëherë ne kemi nevojë për dikë të na i vërë në dukje.”- vazhdoi Markle.