ACEA: Një Brexit pa marrëveshje është një katastrofë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje të re tregtare me bllokun do të ishte një katastrofë, paralajmëruan  përfaqësuesit e industrisë europiane të automjeteve.

“Negociatorët e të dy palëve duhet të bëjnë gjithçka që munden për të shmangur daljen pa marrëveshje”, theksoi Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).

Sipas deklaratës së ACEA, një përfundim ”pa marrëveshje” do t’i kushtonte sektorit automobilistik paneuropian rreth 110 miliardë euro (130,5 miliardë dollarë) humbje gjatë pesë viteve të ardhshme duke rrezikuar vënë vendet e punës.

Grupi i tregtisë u bëri thirrje negociatorëve të BE dhe MB “që urgjentisht të sigurojnë një marrëveshje që ofron tarifa zero, rregulla moderne të origjinës dhe shmangien e burokracive’’.

Britania e Madhe ka një industri të konsiderueshme automobilistike, e përqendruar kryesisht në tregjet e eksportit të BE-së. Rreth 1,3 milion vetura u prodhuan në vend vitin e kaluar, duke përfshirë Nissan, Honda, BMW-Mini dhe Opel/Vauxhall.

Share This Article