Të rinjtë britanikë sistematikisht kanë injoruar masat e dhëna nga autoritetet per Covid-19 e kjo u pa edhe së fundmi, në festën e shthurur që ata zhvilluan për rihapjen e universiteteve.
Qindra studentë “pushtuan” rrugët e Portsmouth-it mbrëmjen e djeshme. Siç shihet dhe në fotot e publikuara, të rinjtë nuk respektojnë distancimin social dhe shihen shumë pranë njëri-tjetrit. Gjithashtu, grumbuj të rinjsh prisnin për të hyrë në klubet e natës, ku u teprua jo pak me konsumimin e alkoolit. Këtë vit, studentët po kthehen në universitete në rrethana të pazakonta për shkak të pandemisë së koronavrusit.